ESHS: Vitin e kaluar doktoruan 99 gra dhe 75 burra!

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statitikave (ESHS) Maqedoni, nxjerrin në pah se vitin e kaluar kanë doktoruar më shumë femra se meshkuj, shkruan PA CENSURE.

Sipas ESHS-së, në vitin 2020, titullin doctor shkencash e kanë arritur 174 persona, që paraqet ulje për 14.7% në krahasim me vitin 2019.

Pjesa më e madhe e personave që kanë doktoruar janë në sferën e shkencave shoqërore apo 40.8% e tyre, pastaj në shkencat medicinale 27% nga numri i përgjithshëm, vijojnë shkencat humane 13.8%, ndërsa pjesa më e vogël doktoruan në shkencat matematiko-natyrore, tekniko-teknologjike dhe bioteknike.

Numri i grave që doktoruan vitin e kaluar është 99 që nënkupton 56.9% e numrit të përgjithshëm të doktorantëve të vitit paraprak.