ESHS – ja kur publikohen rezultatet e regjistrimit të popullsatë

Nga fundi i muajit mars pritet që Enti Shtetëror i Statistikës ti publikojë rezultatet e regjistrimit të popullsisë dhe amvisrive të viti të kaluar. Drejtori i Entit të Statistikës, Apostoll Simovski në një prononcim për servisin publik sqaron se nuk do të publikohen të gjitha infomacionet njëkohësisht por vetëm të dhënat kryesore.

“Jemi të sigurt se do ta respektojmë afatin e paraparë, opinion do të njoftohet deri në fund të marsit me të dhënat e regjistrimit. Kuptohet mos prisni se të gjitha të dhënat do të publikohen për një herë. Teknikisht është e pa mundur që gjithçka të publikohet njëkohësisht. Të dhënat kryesore do të publikohen deri në fund të marsit.”, tha Apostoll Simovski,drejtori i Entit Shtetërorë të Statistikës.

Simovski: Disa qytetraë mbetën pa u regjistruar

Regjistrimi u realizua në shtator të vitit 2021 kur moti ishte ende i mirë prandaj një pjesë e qytetarëve ishin në pushime, por edhe pandemia dhe punët bujqësore kanë ndikuar që një numër i qytetarëve të mos përfshihen në regjistrim thot drejtori Simovski. Por ai sqaron se edhe ata do të përfshihen në numrin e përgjithshëm të popullsisë së vendit.

“Egzistojnë arsye të ndryshme si pandemia, frika që të hapet dera e të ngjashme. Pra nuk bëhet fjalë për bojkot klasik politik të regjistrimit. Kishte mospërfshirje por të gjith ata persona pasi e shfrytëzojmë metodën e kombinuar ku shfrytëzojmë të dhëna edhe nga regjistrat do të pëfshihen në regjistrim.”, tha Simovski.

Simovski: Migrimi zvogloi popullsinë rezidente

Drejtori Simovski njëherit thekson se migrimi ka zvogluar ndjeshëm numrin e qytetarëve resident në vend.

“Shum par afillimit të realizimit të regjistrimit pata fhënë një deklaratë ku theksova se friksohem sa do të dalim në fund, por obligim I yni është ta japim numrin real. Për arsyet që sollën deri te ajo gjendje duhet të pyeten shum institucione në vend dhe fundja të dhënat statistikore shërbejnë për atë qëllim që të meren masa disa pasoja që ndodhin te popullata të zvoglohen apo të eliminohen plotësisht.”, u shpreh Simovski.

Simovski: Shteti nuk e ka obligim ta regjistrojë diasporën

Simovski thot se shteti nuk e ka për obligim ti përfshijë në regjistrim qytetarët të cilët nuk jetojnë në vend.

“Obligjim kyç I regjsitrimit është ti përfshijë qytetarët të cilët janë këtu të pranishëm, apo kategoria e përgjithshme e popullsisë rezidente, jo vetëm ata që janë në vend por edhe ata që nuk janë të prnaishëm deri në një vit dhe shtetasit e huaj që janë të pranishëm më shum e një vit. Për kategorinë e popullsisë jo rezidente nuk kemi obligim si shtet dhe asnjë shtet në botë nuk ka obligim.”, tha Simovski.

Në vendet që kanë problem me migrimin siç është edhe Maqedonia e Veriut është e lejuar dhe e rekomanduar nga OKB që të tentojnë të përfshijnë sa më shum nga këta persona që të shohin se sa është numri, në cilët shtete kanë migruar dhe në cila periudha thekson dretori i Entit të Statistikës. /tvm2/