Escobar ultimatum Albin Kurtit: Ke kohë edhe dy ditë

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar ka takuar edhe gazetarët e medieve në Kosovë, para të cilëve foli për nevojën e domosdoshme të deeskalimit të situates në veri.Escobar para gazetarëve tha se marrëdhënia e ShBA-ve me Kosovën nuk është marrëdhënie jonë me kryeministrin.

Ai iu drejtua Kurtit dhe Vuçiqit duke thënë se ata që pengojnë marrëveshjen e pengojnë rrugën evropiane.“Kurti dhe Vuciq kanë kohë deri të premten, për shkak se te premten unë dhe Lajcak i japim përgjegjësi eprorëve tanë, tha utje Escobar.

Escobat tutje tha se marrëdhenia me kryeministrin Kurti është sfiduese. “Liderët që nuk përmbushin marrëveshjet do të ballafaqohen me konsuekuenca”, tha Escobar.Emisari amerikan deklaroi po ashtu se ata që nuk zbatojnë marrëveshjet e arritura, ia kthejnë shpinën Evropës.
“Kosova dhe Serbia po pengojnë zbatimin e marrëveshjes. Kosova menjëherë të nisë themelimin e Asociacionit, Serbia të mos lobojë kundër Kosovës. Mbështesim thirrjet e BE-se për deskalim. Thërrasim Listen Serbe të merr pjesë në zgjedhje, pa parakushte”, tha tutje Escobar.Situatën e krijuar në veri Escobar e ka quajtur si dështim i të dy palëve.