Escobar: “Po punojmë që sa më shpejtë RMV të integrohet në BE”


Zëvendësndihmës sekretari amerikan për çështje evropiane dhe euroaziatike Gabriel Escobar, gjatë qëndrimit të tij në RMV, ka realizuar takim me ministrin për Punë të Jashtme, Bujar Osmani.Pas takimit me Osmanin, në konferencën e përbashkët për shtyp, Escobar tha se SHBA-të janë duke punuar me BE-në që RMV të integrohet sa më shpejtë.

Ai ka thënë se administrate e tyre jep mbëshjtete të fortë, derisa ka theksuar se praktikisht RMV është pjesë e BE-së.

“Administrata jonë jep mbështetje të fortë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, dhe jemi duke punuar me Bashkimin Evropian që kjo të bëhet sa më shpejtë”, deklaroi Escobar.

Ndërsa ministri Bujar Osmani, ka falënderuar ShBA-të për mbështetjen e dhënë ndaj Maqedonisë së Veriut duke potencuar se tani është momenti që Bashkimi Evropian të fillojë negociatat me vendin tonë.

“Jemi falënderues për mbështetjen e qartë dhe të zëshme të SHBA-ve dhe jemi të gëzuar që ky mesazh është pranuar nga shtetet e BE-së… Tani është momenti që BE të fillojë negociatat me ne që ne të mbetemi të përkushtuar për realizimin e reformave”, tha Osmani mes tjerash.