Esat Shala ruan mbi 2 mijë video-inçizime të kr*imeve të lu*ftës në Kosovë

Që nga viti 2005, Esat Shala nga fshati Krajkovë i Drenasit, në mënyrë vullnetare merret me mbledhjen e provave vizuale të mas*akrave dhe kr*imeve të kryera gjatë lu*ftës në Kosovë nga forcat serbe.
Dollapi ku ai i mban më shumë se 2000 video-inçizime të grumbulluara për 16 vite, gjendet në një nga dhomat e shtëpisë së tij.

Hapësirat e kësaj dhome Shala nuk i shfrytëzon për asgjë tjetër, përveç ruajtjes së këtyre materialeve.
Edhe pse këto video përmbajnë pamje të rënda dhe të dhi*mbshme, Shala shpeshherë e gjen veten duke i shikuar ato përmes pajisjeve që ia kanë siguruar bashkatdhetarët. Kjo i shërben për të rikujtuar të kaluarën e dhi*mbshme të Kosovës, që nganjëherë i duket se njerëzit kanë filluar ta harrojnë. Në një intervistë 35-vjeçari tregon se çka e shtyu atë që të fillojë me mbledhjen e kasetave dhe video-inçizimeve.

“Familja ime ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Babai im ka qenë i bu*rgosur politik në vitet e 90-ta. Më 10 prill të vitit 1998 axhi im Hafir Shala, mjeku i parë i UÇK zhd*uket dhe sot e asaj dite nuk dihet fati i tij. Motra ime është dëshmore e cila u vr*a në dhjetor të 98-tës së bashku me të dashurin e saj. Këto ngjarje më kanë motivu më shumë dhe pas përfundimit të lu*ftës e kemi pa që shteti nuk është duke bërë asgjë për të kaluarën”, ka thënë Shala. Inçizimet që i ka grumbulluar Shala përmbajnë pamje të mas*akrave më të mëdha të kryera në Kosovë nga pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë serbe.

“Janë mas*akra e Reçakut, mas*akra e Qirezit dhe Likoshanit, mas*akra e Rugovës së Hasit, mas*akra e Koliqit, mas*akra e Mejes, Krushës dhe ka shumë mas*akra tjera. Ka të vr*arë shumë, shihen në kamera. Ka fëmijë dy vjet, pesë vjet, dhjetë vjet. Ka njerëz të dj*egur”, tregon Shala.
E gjithë kjo punë, për grumbullimin e materialeve nuk ka qenë e lehtë. Shala tregon se gjithë këtë angazhim e ka bërë në mënyrë vullnetare dhe pa përkrahje.

“Kemi pasë vështirësi me i grumbullu për shkak se njerëzit që kanë bërë inçizime në një farë mënyre na kanë kërc*ënuar pse na me ja kërku inçizimet atyre. Gjithmonë janë mundu me na i shitë ato inçizime, por ne nuk kemi pranu sepse gjaku nuk shitet”, ka thënë Shala.
Në maj të këtij viti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, iu kishte bërë thirrje qytetarëve të Kosovës dhe organizatave që kanë materiale t’i dërgojnë në adresën e cila është hapur enkas për dëshmitë e kr*imeve të lu*ftës.