Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Meta, ditë më parë ishte prezent në Tiranë, në një koncert madhështor të mbajtur në sheshin “Skënderbej”.
Ndërkohë, ai ishte i ftuar së fundmi në emisionin e veçantë “Në kurthin e Piter
Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Meta, ditë më parë ishte prezent në Tiranë, në një koncert madhështor të mbajtur në sheshin “Skënderbej”.
Ndërkohë, ai ishte i ftuar së fundmi në emisionin e veçantë “Në kurthin e Piter Panit”, të drejtuar nga moderatorja Alketa Vejsiu.
I gjendur përballë pyetjeve të shumta të fëmijëve të emisionit, Ermali tregoi shumëçka nga jeta e tij.
Ai tregoi se si shumë shqiptarë të tjerë, kishte emigruar në Shqipëri për shkak të një jete më të mirë.
Tutje, Meta tregoi gjithashtu se kishte qenë i zemëruar se pse juria profesioniste e Italisë i dha zero pikë Shqipërisë në “Eurovision”.
Ndërsa i pyetur se nëse do të bëjë ndonjë këngë në shqip në të ardhmen, Ermali tha se e ka menduar këtë gjë, dhe do të realizojë një këngë shqip në albumin e dytë.
Ermali përfaqësoi Italinë në “Eurovision 2018”, së bashku me këngëtarin Fabrizio Moro, ku u renditën të katërtët. /Telegrafi