Ermal Fejzullahu jep një lajm të mirë për fansat


Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Ermal Fejzullahu ka dhënë një lajm të mirë për fansat e tij. Ai përmes një pergjegjie në Instagram ka treguar se shumë shpejt do të vijë një duet me babanë e tij, Sabri Fejzullahun.

Kujtojmë se, Sabri e Ermal Fejzullahu, në vitin 2015 sollën së bashku këngën “Nostalgjia”. Këngë kjo që deri tani në YouTube ka mbledhur mbi 10 milionë klikime.