Antonela është rikthyer në puntaten e sotme përmes skype në emisionin “Përputhen”, pasi mungoj disa ditë
Gjatë kësaj kohe ajo pati një diskutim me konkurentin tjetër Erlindin. Ata të dy u përplasën duke kaluar edhe në ofendime.
“Femër më fallso nuk kam parë ndonjëherë. Si mund të vish në studio njëherë, rri aty ku je se jemi mirë pa ty, ”, ka thënë Erlindi.
“Shko puth naj vajzë andej nga dhoma e zhveshjes. Kush je ti, je askushi për mua”, iu kthye Antonela.
Antonela e cila ditë më parë tha se ka hequr dorë nga njohja me Mevlanin, tha se shumë shpejt do të rikthehet në studio.