Erjoni i Për’puthen: Emisioni “Për’puthen” nuk është ashtu si duket

Njëri prej konkurrentëve të “Për’puthen”, Erjoni ka lëshuar sot disa akuza në drejtim të producentëve të këtij emisioni
Erjoni, qysh në fillim ka thënë se përvoja në këtë emision, të cilin ai e kishte marrë më ndryshe dhe me më entuziazëm nuk doli të jetë e mirë.

“E mendova si një eksperiencë shumë të bukur, eksperiencë të veçantë, por si të thuash u zhgënjeva. U zhgënjeva sepse nuk është ashtu si duket nga jashtë nga publiku, por kjo nuk ishte e vërtetë”, ka thënë Erjoni.

Sipas Erjonit, personazhet në “Për’puthën” nuk bëjnë atë që ndjejnë.
“Ata nuk thonë atë që ndjejnë, edhe ato prekjet, ledhatimet, gjërat që bëhen nëpër takime nuk bëhen se janë të ndjeshme”, ka thënë ai.