Erion Veliaj në Shkup, takohet me Ahmetin dhe Grubin (FOTO)

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka qëndruar sot në Shkup.
Është takuar me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi.

“Kënaqësi të mirëpresim miq si Erion Veliaj. Bashkë biseduam rreth zhvillimit të Shkupit dhe Tiranës por dhe për çështje të rajonit dhe gjendjen politike në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë.Bashkë me Kryetarin Ahmeti, përgëzuam z. Veliaj për punën dhe angazhimin e tij që bënë për kryeqytetin shqiptar, ndërkohë që e informuam edhe për punët e mira që po bëhen në Shkup. Erioni sjell pozitivitet gjithandej dhe shërben si shembull i mirë i punës dhe i realizimit”, njoftoi Grubi.
Grubi ia ka dhënë një fanellë Veliajt me mbishkrim të mbiemrit, kurse ky i fundit Ahmetit ia ka sjellë një pullë postare me mbishkrimin Tirona.