Erion Veliaj: “Duhet t’u jepen pasaportat e Shqipërisë të gjithë kosovarëve”


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sot ka pritur në takim këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa, të cilës i është dhënë nënshtetësia e Shqipërisë. Në këtë takim kryebashkiaku Veliaj, u shpreh se ka diskutuar edhe me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ku thotë se ka kërkuar nga ai që të bëhet liberalizimi dhe komplet dhënia e pasaportave për Kosovën.

“Unë i propozova edhe Presidentit, i kam thënë edhe Edit, ne duhet me i liberalizu komplet dhënien e pasaportave për Kosovën”, është shprehur Velija.