Erë e fuqishme goditi Shkupin, shkaktohen dëme

Në Shkup mbrëmë ka pasuar një erë e fuqishme me shpejtësi prej rreth 70 kilometra në orë. Në disa pjesë të qytetit, janë rrëzuar pullaze të shtëpive dhe janë shkulur pemë, duke bllokuar trafikun. Qyteti i Shkupit paralajmëroi qytetarët që të jenë të kujdeshëm.

“Ekipet e qytetit janë në terren, ndërsa nga ndërmarrja ‘Parqet dhe Gjelbërimi’ tanimë janë në terren ku po i largojnë degët e drunjve të rënë”, theksohet në faqen zyrtare të Qytetit të Shkupit. Për shkak të erës së fuqishme dhe motit të lig disa zona të kryeqytetit kanë ngelur pa energji elektrike.