Erdogani i etur për gj*ak: Azerbajxhani duhet të vazhdojë luf*timet me Armeninë

Turkish President Recep Tayyip Erdogan addresses a meeting of provincial election officials at the headquarters of his ruling Justice and Development (AK) Party in Ankara on January 29, 2019. (Photo by Adem ALTAN / AFP) (Photo credit should read ADEM ALTAN/AFP/Getty Images)

I eturi për gjak Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar Azerbajxhanit që të vazhdojë të ndjekë ofe*nsivën në Nagorno-Karabak deri në një përfundim triumfues.
“Azerbajxhani ka çliruar tashmë një territor të gjerë. Shpresoj se do të vazhdojë luf*timet derisa të gjitha tokat e tij në Karabak të lirohen,” tha Erdogan në një fjalim të transmetuar në rrjetet sociale të premten.

Presidenti shtoi më tej se Turqia mbështet “Azerbajxhanin miqësor dhe vëllazëror në të gjitha mënyrat e mundshme” dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në të ardhmen.
Më herët, në një intervistë me Globe dhe Mail kryeministri armen Nikoll Pashinyan tha se dalja e Turqisë nga Kaukazi Jugor do të ishte një kusht i domosdoshëm për paqen në Karabak.

Në një tjetër intervistë me Le Figaro, Pashinyan tha se Jerevani ka prova se ushtria turke po kontrollonte operacionet ushtarake të Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak dhe sugjeroi që Ankaraja të dë*bohej nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).