Erdogani hap kufirin, mijëra sirianë mësyjnë Greqinë brenda 12 orëve (VIDEO)

Turqia ka hapur kufijtë me Greqinë dhe Bullgarinë duke lejuar dhjetra mijëra refugjatë nga Siria dhe vendet e tjera të lindjes që të mësyjnë dyert e Bashkimit Europian.

Vendimi u mor mbrëmë dhe kufijtë do të jenë të hapur për 72 orë, gjatë të cilave asnjëri nuk do të pengohet që të udhëtojë për në BE.

Qeveria turke vendosi të ndërmarrë këtë hap si një kundërpërgjigje ndaj Perëndimit, i cili nuk po e ndihmon në krizën siriane, ndërkohë që në Turqi aktualisht gjenden 4 milion refugjatë nga Siria duke shkaktuar një tension të madh social.