Erdogani godet Makronin: Franca e ka barrë, uroj të lirohet sa më shpejt prej tij

Turkey's President Recep Tayyip Erdogan, left, sits by French President Emmanuel Macron during a news conference following a summit on Syria, in Istanbul, Saturday, Oct. 27, 2018. The leaders of Turkey, Russia, France and Germany were gathering for a summit Saturday in Istanbul about Syria, hoping to lay the groundwork for eventual peace in a country devastated by years of war. (AP Photo/Lefteris Pitarakis)

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, tha të premten se shpreson që Franca së shpejti të lirohet nga presidenti Emmanuel Macron, duke e përshkruar atë si barrë mbi Francën që po kalon nëpër kohë të rrezikshme. Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Francës kanë qenë veçanërisht të tensionuara në muajt e fundit për shkak të dallimeve në lidhje me politikën në Siri dhe publikimin e karikaturave të Profetit Muhamed.

“Makroni është barrë mbi Francën. Makroni dhe Franca janë duke kaluar nëpër një periudhë shumë të rrezikshme. Shpresa ime është që Franca të lirohet nga telashi i Makronit sa më shpejt që është e mundshme”, tha presidenti turk.

Ankaraja dhe Parisi së fundi kanë shkëmbyer akuza edhe për konfliktin në Nagorno-Karabak. Franca e akuzoi Turqinë se i ka nxitur luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, shkruan Reuters. Në anën tjetër, Turqia ka thënë se Franca nuk ka qenë objektive dhe nuk e ka mbajtur statusin e ndërmjetëses sipas Grupit të Minskut për shkak të përkrahjes ndaj Armenisë.

“Nëse francezët i duan ata (armenët) aq shumë, le t’ua japin atyre Marsejën”, tha Erdogani, duke e cituar të njëjtën deklaratë të presidentit azer, Ilham Aliyev.