Erdogani dhe gruaja e tij infektohen me Omicron: I presim lutjet tuaja

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, tha të shtunën se ka dalë pozitiv në testin për variantin Omicron të koronavirusit.

Përmes një postimi në Twitter, presidenti turk tha se ai dhe bashkëshortja e tij po përjetojnë simptoma të lehta të koronavirusit, duke shtuar se ai do ta vazhdojë punën nga shtëpia, shkruan Reuters.

Ai gjithashtu tha “i presim lutjet tuaja”.