Erdogan zgjedh imam nga Ballkani për Hagia Sophia-n

Imami i parë i Hagia Sophia-s, në rihapje të saj pas dekadash shndërrimi në muze, do jetë nga Ballkani. Jo shqiptar po boshnjak. Fjala është për Ferruh Mustuer, i emëruar si kleriku që do drejtojë faljet në ngrehinën historike, e cila, duke u rikthyer në xhami, pasi iu hoq ky status nën Ataturkun, ka ngjallur shumë reagime.

Ferruh Mustuer është hafëz Kur’ani, pra zotërues përmendësh i Librit të Shenjtë. Dhe nuk dihet nëse në kriteret e përzgjedhjes për të qenë ai, me origjinë boshnjake, është marrë në konsideratë pikërisht nacionaliteti tij, një lloj mesazhi për Ballkanin ku përplasen shumë interesa.

Siç është caktuar, rihapja e Shën Sofisë së xhami do jetë të premten, të xhumanë pra, festa javore e muslimanëve.
Ajo shërbeu si xhami për shekuj, më pas si muze për dekada, e tashmë rikthehet po si xhami. Si kujtesë, Gjykata Supreme e Turqisë anuloi vendimin e qeverisë së vitit viti 1934, i cili e ktheu xhaminë Hagia Sophia në një muze.