Erdogan viziton provincat e prekura nga tërmeti

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyio Erdogan ka planifikuar të vizitojë qytetet e prekura nga tërmeti, Kahramanmaras dhe Hatay, njofton zyra e presidentit. Ai po ashtu do të shkojë edhe në qytetin Pararcik, ku ishte edhe epiqendra e tërmetit, shkruan BBC.

Erdogan ka shpallur tre muaj gjendje të emergjencës në 10 provincat më së shumti të prekura nga tërmeti.