Erdoğan viziton Ajasofjen për herë të dytë para hapjes, shpalos tabelën e re me emrin e xhamisë


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zbuloi tabelën e re me emrin e xhamisë Ajasofja, ikona e Stambollit e cila do të hapet për faljen e namazit për herë të parë pas 86 vjetësh. Së bashku me një delegacion zyrtarësh dhe bashkëshorten Emine Erdoğan, presidenti turk  vizitoi xhaminë për herë të dytë para hapjes, ku shpalosi tabelën me emrin “Ayasofyai Kebir Camii Şerifi”.

Më 10 korrik, gjykata e lartë administrative e Turqisë anuloi vendimin e vitit 1934 të qeverisë së atëhershme turke për ta kthyer objektin në muze ndërsa më pas, përmes një vendimi presidencial ajo i rikthye në xhami dhe administrimi i saj iu dorëzua Kryesisë së Çështjeve Fetare.