Erdogan: Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e 14 zja*rreve pyjore


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se vazhdojnë përpjekjet në Turqi për vënien në kontroll dhe shuarjen e 14 zja*rreve pyjore që kanë shpërth*yer që nga e mërkura, ndërsa 57 janë vënë nën kontroll.

Duke folur para gazetarëve në Stamboll, Erdoğan tha se gjithsej 45 helikopterë janë angazhuar në përpjekjet kundër zja*rreve të mbetura pyjore.
“Nga sot, numri i avionëve është rritur në pesë-gjashtë me aeroplanët nga Rusia”, tha ai, duke shtuar se edhe Azerbajxhani gjithashtu do të dërgojë një aeroplan amfib.
“Beteja kundër zja*rreve pyjore ende është duke vazhduar në 1.140 pika”, tha ai, duke shtuar se mjetet ajrore pa pilot (UAV) po monitorojnë situatën në rajon gjatë gjithë kohës.

Erdogan gjithashtu tha se hetimit mbi shkakun e zja*rreve në pjesë të ndryshme të vendit “vazhdojnë intensivisht”.
Fla*kët shpërth*yen ditët e fundit në provincat jugore të Turqisë, Antalya, Mersin, Osmaniye, Adana dhe Kahramanmaraş.
Zja*rre gjithashtu shpërth8yen edhe në provincën jugperëndimore Muğla dhe provincat qendrore Kirikkale dhe Kayseri.