Erdogan telefonon Osmanin, ia uron postin e presidentes


Nëpërmjet një postimi në Facebook, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka treguar se ka biseduar në telefon me homologën e saj nga Kosova, Vjosa Osmani-Sadriu. Erdogan ka shkruar se i ka uruar postin e presidentes, të cilën Osmani e mori dje zyrtarisht.

Erdogan në postimin e tij në profilin zyrtar të Facebookut, ka theksuar se beson që miqësia historike ndërmjet Kosovës e Turqisës do të forcohet tutje.

“Përmenda qëndrimin konstruktiv të komunitetit turk, që është pjesë e pandarë e shoqërisë multietnike të Kosovës, në proceset e ndërtimit të qeverisë së re dhe zgjedhjes së Presidentit. Gjithashtu e shpreha besimin tim se miqësia historike ndërmjet Turqisë dhe Kosovës do të forcohet në këtë epokë të re”, shkroi Erdogan.

Në postimin e tij, Erdogan nuk ka përmendur nëse ka e ka ngritur çështjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, vendim të cilin e ka kundërshtuar ashpër Turqia.