Erdogan: Srebrenica, akt turpi para syve të Evropës


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se gjenocidi në Srebrenicë është akti më i turpshëm që ka ndodhur para syve të Evropës dhe bëri thirrje për një luftë të përbashkët që, siç tha ai, lloji i krimit të mos përsëritet.

Ai në llogarinë e tij zyrtare në Twitter ka nderuar viktimat e masakrës së Srebrenicës 23 vjet më parë nga forcat kriminale serbe.