Erdogan shtyn përpara planet për të vënë nën kontroll mediat sociale

Partia në pushtet e presidentit turk Recep Tayyp Erdogan, ka përgatitur një projektligj, përmes së cilit do t’i mundësohej qeverisë të shtrëngojë kontrollin e saj në mediat sociale tha një zyrtar turk raporton Reuters. Projektligji pritet të shqyrtohen nga parlamenti gjatë javës së ardhshme. Opozita ka fri*kë se legjislacioni do të çojë në censurë më të madhe në vend.

Pse u përgatitën projektligjet? Më fillim të këtij muaji presidenti, Recep Tayyip Erdogan u zotua se do të vë nën kontroll mediat sociale,pas pretendimeve se në rrjetin social Twitter përmes disa postimeve ishin fyer vajza dhe dhëndri i tij pasi kishin njoftuar se ju ka lindur fëmijë. Të paktën 11 persona u arr*estuan dhe u morën në pyetje për këtë rast. Projektligji do t’i detyrojë kompanitë e mediave sociale me më shumë se 1 milion përdorues të përditshëm në Turqi  të tilla si Twitter Facebook dhe YouTube  të hapin një zyre ose të caktojnë një përfaqësues në Turqi i cili do t’i përgjigjet autoriteteve turke.