Erdogan: Sanksionet e SHBA-së ndaj Turqisë janë armiqësore, do të dështojnë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, tha të mërkurën se sa*nksionet që i janë vendosur vendit të tij nga Shtetet e Bashkuara paraqesin qëndrim armiqësor, por se problemet e shkaktuara nga to do të tejkalohen.
Ai shtoi se këto sa8nksione, të vendosura për shkak të blerjes së sistemit raketor rus “S-400”, do të dështojnë në arritjen e qëllimit të tyre, që, sipas tij, është parandalimi i zhvillimit të industrisë së mbrojtjes së Turqisë.

Ndryshe, Departamenti i Shtetit njoftoi të hënën për sanksione kundër organit më të lartë turk për zhvillimin e fushës së mbrojtjes pas blerjes së sistemit ajror S-400 nga prodhuesi “Rosoboronexport”, që është eksportuesi kryesor i ar*mëve në Rusia.
Në këto sa*nksione përfshihen ndalimi i të gjitha licencave amerikane të eksportit për të ashtuquajturën Presidencë e Industrive të Mbrojtjes si dhe ngrirja e aseteve ndaj presidentit të këtij organi, Ismail Demir, dy nënpresidentëve dhe dy punëtorëve.

Uashingtoni fillimisht ishte përpjekur që ta bindte Ankaranë për të hequr dorë nga blerja e planifikuar e sistemit rus, duke e paralajmëruar se ky sistem e rr*ezikon sigurinë e teknologjisë ushtarake amerikane dhe atë të Turqisë, shkruan Free Europe.
Pasi Turqia e vazhdoi planin e blerjes, Shtetet e Bashkuara e përjashtuan Turqinë nga programi i aeroplanëve luf*tarakë, F-35, ndërsa i vazhdoi negociatat me Ankaranë.
Zyrtarët e Departamentit të Shtetit thanë se sanksionet u vendosën pasi negociatat për gjetjen e marrëveshjes dështuan.