Erdogan premton: Do ta bëjmë Turqinë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Do ta bëjmë vendin tonë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë”, raporton Anadolu Agency.

Erdoğan mori pjesë nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejt në ceremoninë e hapjes së urës Tohma e ndërtuar mbi liqenin e digës Karakaya mes qyteteve Malatya dhe Sivas.

“Qyteti ka fituar një urë prej 517 metrash e ndërtuar me teknologjinë më të përparuar”, tha Erdoğan, i cili shtoi se falë urës tashmë mund të sigurohet një transport komod, i sigurt, me standarde të larta dhe të pandërprerë mes rajoneve Sivas, Hekimhan dhe Malatya.

Duke falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në përfitimin e kësaj vepre për vendin, Erdoğan theksoi se kjo rrugë dhe urë që ndodhet në një prej destinacioneve më të rëndësishme të Anadollit dhe Lindjes së Mesme do të sigurojë kontribut për zhvillimin e tregtisë dhe turizmit në rajon.

“Kur erdhëm në qeveri në krye të prioriteteve tona vendosëm projektet që do të zhvillonin vendin tonë në çdo fushë, në arsim, shëndetësi, transport, energji, banesat publike dhe deri në sport. Të gjitha qytetet tona i kthyem në një kohë të shkurtër si kantierë. Me mbështetjen dhe inkurajimin e popullit tonë në 18 vite kemi ndryshuar pamjen e Turqisë në çdo fushë. Mbi këtë infrastrukturë të fuqishme kemi rritur vazhdimisht objektivat tona. Për ta bërë Turqinë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë u jemi drejtuar projekteve dhe investimeve më të mëdha”, tha ai.

Presidenti Erdoğan tha se “Sot Turqia është një vend i zhvillon i vetëm më shumë se gjysmën e mega projekteve në nivel global. Përderisa kriza lëkundi edhe vendet e zhvilluara, Turqia kishte në sfond një plan të tillë për të dalë me humbjet më të pakta nga ky proces, madje të rrisë objektivat e saj”.

“Turqia ishte një nga dy vendet që u kuptua se mund ta mbyllte me rritje pozitive vitin 2020 në mesin e vendeve të G-20. Edhe në këtë periudhë problematike prodhimet tona në industri, bujqësi, eksportet tona vazhdojnë të thyejnë rekord pas rekordi. Me guximin e marrë nga fuqia e infrastrukturës tonë, ne rrisim vazhdimisht objektivat, kapacitetet dhe zgjerojmë kryesisht fushat e reja të prodhimit”, theksoi Erdoğan në fjalën e tij.

Ai tha se po vazhdohen pa ndërprerjen e shpejtësisë, investimet në të gjitha fushat dhe se merr pjesë në ceremonitë e investimeve të cilat vendosen në funksion dhe shërbim pothuajse çdo javë.