Erdogan porosi të fuqishme Assadit, largohu ose do veproj ndryshe me ty

Tre milionë njerëz kanë mbetur të ngujuar në kufirin e Sirisë me Turqinë në një prej krizave më të këqija humanitare që nga fillimi i luftës.

Koha po kalon për tre milionë civilët në kufirin e Sirisë me Turqinë, të kapur nga ofenziva brutale e regjimit që ka bërë që Angaraja të kërcënojë me aksion ushtarak kundër Bashar al-Assadit nëse forcat e tij nuk tërhiqen.

Dje ministri turk i mbrojtjes tha se do të sulmonin ndaj trupave të regjimit të aleatëve të tyre në postet ushtarake në veriperëndim të Isirisë, në provincën Idlib, kërcënoheshin, duke e theksuar ultimatumin e vënë nga presidenti Rexhep Taip Erdoan javën e kaluar, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Erdoan kishte thënë që Assadi duhej të tërhiqej në armëpushimin e vendosur më herët.

Drejtori për shtyp i Erdoganit, Fahrettin Altuin, tha që eskalimi i situatës në Idlib – që çoi në vdekjen e tetë ushtarëve turq të hënën – ishte i papranueshëm.

“Ne nuk mund të tolerojmë atë që po ndodh në Idlib. Do të kërkojmë llogari për martirët tanë,” tha ai.

“Vendi i Bashar-al Assadit në të ardhmen… nuk është në pallatin presidencial por në gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.”