Erdogan përcjell nga avioni situatën me zj*arret në Turqi

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka vizituar jugun e Turqisë, për ta parë nga afër situatën me zj*arret. Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, tha se presidenti turk ka vizituar zonën e prekur nga zj*arret në Antalia, më saktësisht distriktin Manavgat. Bashkë me të në helikopter ishte edhe ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli.

Autoritetet turke kanë gjetur trupat e dy personave të tjerë gjatë operacioneve të shuarjes së zj*arreve në provincën jugore Antalya, me çka numri i të vd*ekurve si pasojë e zj*arreve pyjore është rritur në gjashtë.
Burimet lokale po ashtu njoftuan se dy persona të tjerë të pl*agosur nga flakët e furishme në rrethin Manavgat të Antyalya-s u evakuuan dhe u dërguan në një spital lokal. Nga zj*arret në Manavgat që nga pasditja e djeshme janë prekur të paktën 275 persona.