Erdogan: Pas zbulimit të gazit në Detin e Zi zbuluam edhe 3 puse të reja me rezerva të naftës

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se pas zbulimit të 405 miliardë metra kub gaz në Detin e Zi, kanë filluar të marrin rezultatet e punës edhe në zonat tokësore, ndërsa shtoi se “Është zbuluar naftë në 3 puse të reja në muajin e fundit”.

Presidenti dhe Drejtuesi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Erdogan foli në takimin e zgjeruar të kryetarëve të degëve të partisë së tij në Ishullin e Demokracisë dhe Lirive.

Në fjalën e tij, Erdogan theksoi se ai pret një rimëkëmbje të konsiderueshme në ekonomi që nga ky vit.
“Pas zbulimit tonë të 405 miliardë metra kub gaz në Detin e Zi, ne filluam të marrim rezultatet e punës edhe në zonat tokësore. Kemi zbuluar naftë në 3 puse të reja në muajin e fundit”, tha ai.
“Prodhimi mesatar ditor i brendshëm i naftës turke në 2021 është rritur në mbi 61.000 fuçi me 3 zbulimet tona të fundit”, bëri të ditur kreu i shtetit turk.

Presidenti Erdogan përmendi gjithashtu punën mbi hartimin e kushtetutës së re.
“Do të ishte shumë mirë nëse kushtetuta e re miratohet nga Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë me një konsensus të gjerë dhe ta paraqisnim atë për vlerësim popullit tonë. Qëllimi ynë është që të gjitha partitë në parlament të japin mbështetje konstruktive, efektive dhe të sinqertë për hartimin e një kushtetute të re civile”, përfundoi Erdogan.