Erdogan ofrohet si ndërmjetës mes Beogradit e Prishtinës

Nga Beogradi ne krah te homologut Vucic presidenti Erdogan tha se Turqia është e gatshme të ofrojë mbështetje për të arritur një zgjidhje mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Turqia është e gatshme të ofrojë mbështetje në çdo mënyrë të mundshme për të arritur një zgjidhje. Ne kemi parë zhvillime pozitive mes dy shteteve dhe shpresoj që të ketë një rezultat të shpejtë pozitiv që do të sjellë stabilitet në Ballkan, sepse ky rajon nuk mund të tolerojë këtë lloj konflikti”, është shprehur Erdoğan. Duke folur për situatën në Ukrainë, Erdogan deklaroi se Turqia ka ndjekur gjithmonë një politikë ekuilibri mes Rusisë dhe Ukrainës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në periudhën e ardhshme.

“Nëse e shikoni situatën, nuk mund të deklarojmë ende një fitues në këtë lloj lufte. Nuk ka fitues por ka shumë humbës. Njerëzit po humbasin jetën, për të folur për rezultatet financiare të kësaj lufte”, ka shtuar ai.

Erdogan tha se nuk duket se lufta në Ukrainë do të përfundojë shpejt. Nderkaq Aleksander Vucic kërkoi nga Erdogan që t’i hapë mundësi ​​kalimit të rrymës elektrike nga Azerbajxhani që të transferohet në Serbi nëpërmjet Bullgarisë, për të siguruar ngrohje për serbet gjate sezonit dimror. Turqia e Serbia nënshkruan protokollin për lëvizjen e shtetasve mes dy vendeve me përdorimin vetëm me kartat të identitetit.

Rreth 300 mijë turistë nga Serbia kane vizituar Turqine kete sezon veror. Tregtia mes Turqisë dhe Serbisë ka arriti në rreth dy miliardë dollarë ndërsa synohet qe volume tregtar te kapë shifrën prej pesë miliardë dollarësh. Në Serbi operojnë rreth 1300 kompani me kapital turk në sektorin e tekstilit, automobilave, ndërtimit dhe makinerive, si dhe në sektorin bankar dhe turizëm. Në vitin 2010 Serbia dhe Turqia nënshkruan Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë, e cila pati ndikimin më të madh në rritjen e tregtisë. Turqia ka përkrahur edhe iniciativën “Ballkani i Hapur.