Erdoğan: Muslimanët duhet të marrin përgjegjësinë për sigurinë dhe të ardhmen e njerëzimit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se “Muslimanët tashmë duhet të marrin përgjegjësinë për qetësinë dhe mirëqenien e tyre, për sigurinë dhe të ardhmen e të gjithë njerëzimit por edhe të ngrenë më shumë zërin e tyre kundër padrejtësive që ata dëshmojnë”.

Nëpërmjet një video-mesazhi, presidenti Erdoğan mori pjesë në Asamblenë e 4-të të Përgjithshme të Forumit Rinor të Organizatës së Bashkëpunimit Islam.
Erdoğan uroi që Asambleja e Përgjithshme të kalojë në mënyrë të suksesshme dhe që kjo të shërbejë në të mirë për të rinjtë dhe për gjithë botën islame. Ai iu drejtua të rinjve që marrin pjesë nëpërmjet internetit ose vetë personalisht nga të gjitha anët e botës islame.

“Po dëshmohet një prej periudhave më të trazuara të historisë së njerëzimit”, tha Erdoğan, i cili bëri të ditur se problemet e sigurisë, aktivitetet te*rroriste dhe sëmundjet epidemike që zënë vazhdimisht axhendën botërore nuk lejojnë që të sigurohet me kuptimin e plotë mjedisi i qetë i shumëpritur.
Ai theksoi se problemet që kërc*ënojnë të gjithë njerëzinë, fatkeqësisht më shumë shenja të thella kanë lënë në gjeografinë islame.

“Muslimanët të cilët në njërën përballen me konflikte, migrim, varfëri dhe sëmundje në një pozitë gjeografike të gjerë nga Siria në Afganistan, gjithashtu janë të detyruar të lu*ftojnë me ra*cizmin kulturor dhe me ar*miqësinë ndaj islamit e cila rritet kryesisht në shoqërinë perëndimore. Pothuajse çdo ditë nga vendet që gjoja paraqiten si djepi i demokracisë, ne po marrim lajme se një vëlla i yni përballet me ngacmim, diskr*iminim për besimin, mbulesën, veshjen e tyre. Në të njëjtën mënyrë zemrat tona dhe*mbin me dhim*bjen e të shtypurve që humbin jetën në shkretëtirë ose në det gjatë migrimit për shkak të destabilitetit në vendet e tyre”, tha Erdoğan.

“Është e pamundur që të vazhdojë edhe më shumë ky rregull i padrejtë ku në njërën anë dominon uria, lu*fta dhe varfëria ekstreme dhe në anën tjetër luksi, shthurja dhe shfrytëzimi”, tha ai.
“Askush nga ne nuk ka luksin të shikojë nga larg këtë ecuri të keqe”

Erdoğan shtoi se Turqia në çdo platformë dhe në çdo mundësi gjithmonë ka tërhequr vëmendjen kundër padrejtësisë globale duke thënë se “Bota është më e madhe se Pesë”. “Si njerëz që jemi urdhëruar për ‘Urdhërim në të mirë dhe ndalimin nga e keqja’, askush nga ne nuk e ka luksin që të shikojë nga larg këtë ecuri të keqe. Muslimanët tashmë duhet të marrin përgjegjësinë për qetësinë dhe mirëqenien e tyre, për sigurinë dhe të ardhmen e të gjithë njerëzimit si dhe të ngrenë më shumë zërin e tyre kundër padrejtësive që ata dëshmojnë”, tha presidenti turk.

“Dhe kjo rrugë kalon kryesisht me ndërtimin e vëllazërisë islame dhe me shuarjen e zja*rrit të nxitjes e cila ndizet vazhdimisht nga imperialistët. Të gjithë e dimë shumë mirë se pa unitet nuk do të ketë mëshirë. Gjithashtu jemi të vetëdijshëm se nuk mund të vendoset pengesë ndaj zemrave të cilët besojnë të njëjtin libër të shenjtë, që janë umet i të njëjtit pejgamber dhe që drejtohen në të njëjtën kibël 5 herë në ditë. Muslimanëve iu shkon për shtati që të veprojnë me mençuri dhe largpamësi dhe të mos bien në kurthet që imperialistët dëshirojnë të na tërheqin”, tha Erdoğan.

“Në lu*ftën për drejtësi dhe të drejtat nuk duhet të devijojmë kurrë nga ligji dhe legjitimiteti”
Presidenti Erdoğan thekson se në këtë lu*ftë të bekuar, të gjithë kryesisht të rinjtë muslimanë garantues të së ardhmes kanë detyra shumë të rëndësishme.

“Duhet të forcojmë aleancat jo ndarjet, miqësinë jo ar*miqësinë. Nuk duhet të harrojmë asnjëherë se të qenurit musliman është e rëndësishme po aq sa rëndësi i kushtojmë vëllazërisë tonë. Në lu*ftën për drejtësi dhe të drejtat që kemi ndërmarrë për veten tonë edhe në emër të të shtypurve, nuk duhet të përfshihemi në terrorizëm, nuk duhet të lejojmë dhu*nën dhe nuk duhet të devijojmë kurrë nga ligji dhe legjitimiteti. Si umet i një profeti i cili kur hyri në xhami preferoi të ulej në ‘unazën e dijes‘ në vend të ‘unazës së adhurimit‘, ne duhet të vazhdojmë t’u japim përparësi studimeve shkencore dhe akademike”, tha Erdoğan duke shtuar:

“Ne dëshirojmë që t‘iu shikojmë juve në role më aktive në politikë, akademi, sport, tregti dhe jetën sociale. Pres nga ju që të mos lejoni askënd të hyjë në mesin tonë duke ju ndarë nëpërmjet ndryshimeve etnike, sektare ose kulturore. Me përpjekjet tuaja të sinqerta dhe me lutjet tuaja unë besoj se e nesërmja e umetit do të jetë më e mirë më e begattë nga e sotmja. Uroj që krijuesi ynë të na ndihmojë të gjithë neve. Kur të ktheheni në vendet tuaja, kërkoj nga ju që të përcillni përshëndetjet e mia për të gjithë qytetarët tuaj, veçanërisht për vëllezërit e mi, të rinjtë”.