Teksa regjistrohen 5698 të infektuar dhe 92 viktima, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan vendosi që të pezullojë të gjitha fluturimet, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.
“Nëse i marrim të gjitha këto masa paraprake, me lejen e Allahut besojmë se do ta kapërcejmë këtë çështje”, tha presidenti turk, duke i bërë thirrje popullit të ruajë qetësinë dhe të mos pushtohet nga frika.
Nga ana tjetër, sa i takon transportit të brendshëm, Erdogan tha se udhëtimet brenda qyteteve do të bëhen vetëm me lejen e policisë. Gjatë këtyre ditëve, Turqia ka vijuar me zbatimin e masave shtrënguese, dezinfektimin e rrugëve, parqeve dhe kufizimin e orarit të lëvizjes./tch/