Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Party) do të fillojë të punojë intensivisht për zgjedhjet e përgjithshme dhe presidenciale që do të mbahen me 24 qershor.
Presidenti turk, njekohesisht Kryetari i Partisë AK, Rexhep Tajip Erdogan do të fillojë fushatën nesër në provincën perëndimore të Izmirit, një qytet i njohur si bastion për Partinë Republikane Popullore (CHP), partia kryesore e opozitës.
Në zgjedhjet e fundit të 1 nëntorit të vitit 2015, CHP mori gati 47 përqind të votave në Izmir. Megjithatë, AK Party ka një trend përmirësues në provincën e Izmirit. Ndërsa CHP mori 55 përqind të votave në zgjedhjet lokale të 2009 në Izmir, votat e saj ranë në 49 përqind në 2014 dhe AK-ja rriti votat e saj me 5 përqind duke arritur nga 30 përqind në 35 përqind nga 2009 në 2014.
Erdogan vë theks të madh në rritjen e votave në Izmir, metropoli i tretë më i populluar në Turqi. Tradicionalisht, elektorati në qytetin bregdetar perëndimor dihet të jetë laik dhe ka tendenca të qendrës së majtë, duke e bërë atë një vend më strategjik për strategjinë më të gjerë të Partisë AK për të fituar zgjedhjet.
Erdogan pritet të vizitojë rreth 50 provinca dhe më shumë se 20 rrethe për t’u takuar me votuesit anembanë vendit. Sipas njoftimeve të mediave dje, kuadrot e Partisë AK janë udhëzuar nga Erdogani për të përdorur kohën e kufizuar sa më efektivisht të jetë e mundur.
Është argumentuar se nëse partia e presidentit dhe partia e shumicës në Parlament nuk janë një dhe njëjtë, kjo mund të çojë në një bllokim që pengon ratifikimin e rregullave të rëndësishme.
Gjatë periudhës përpara zgjedhjeve, deputetët e Partisë AK pritet të informojnë përkrahësit e partisë lidhur me çështjen dhe të theksojnë rëndësinë e fitimit të shumicës në Parlament. Çështja konsiderohet gjithashtu e rëndësishme nga blloku i opozitës, i cili thekson se ka fituar shumicën në Parlament./MESAZHI