Erdogan: Kërkoj falje për reagimin e vonuar të autoriteteve pas tërmeteve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kërkuar falje për reagimin e vonë të autoriteteve pas tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit.

Erdogan, që po kërkon edhe një mandat tjetër si president pas dy dekadash në pushtet, u përball me kritika të ashpra nga të mbijetuarit e tërmeteve në Adejaman, në juglindje të Turqisë.

“Për shkak të efektit shkatërrues të tërmetit dhe motit të keq, ne nuk ishim në gjendje të punonim siç do të donim në Adejman në ditët e para pas tërmeteve.

Ju kërkoj falje për këtë”, tha Erdogan.