Erdogan kapet me Macronin: Do të kesh edhe më shumë probleme me mua personalisht

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se “Ne në këtë botë nuk kemi parë, nuk kemi njohur dhe nuk njohim asnjë fuqi mbi fuqinë e popullit”, Erdoğan mbajti një fjalim në Simpoziumin “Vullneti Kombëtar nga Kujdestaria në Demokraci” që u mbajt në Stamboll. Në fjalën e tij, Erdoğan vuri në dukje se një kujdestari (delegues) mund të jetë efektiv vetëm me ngushtimin e hapësirës së vullnetit të popullit.

Duke rikujtuar se siç e ka thënë edhe në natën e grushtit të shtetit më 15 korrik gjatë një fjalimi në televizion se “Ne në këtë botë nuk kemi parë, nuk kemi njohur dhe nuk njohim asnjë fuqi mbi fuqinë e popullit”, Erdoğan shtoi se “Populli turk i cili ishte pothuasje i përkulur nën humbje të rënda të përjetuara në 200 vitet e fundit, më 15 korrik mbrojti edhe njëherë pavarësinë dhe të ardhmen e atdheut të tij, mbi të cilin ngriti shtetin e tij që shpëtoi nën kushte të vështira”.

Ai tha se Turqia me Parlamentin e saj, presidencën, gjyqësorin, ministritë, institucionet dhe kryesisht ushtrinë dhe diplomacinë e saj zbaton planet e saj dhe ka filluar të përparojë në mënyrë më të shpejtë drejt objektivave të saj.

“Ja shikoni tani çfarë bën Greqia. Në çfarë beson që i bën këto? U beson disave që i premtojnë se do ta mbështesin dhe vazhdon të shëtisë përreth ishujve me korveta. Po bëni gjënë e gabuar, mos merrni këto rrugë, do të mbeteni plotësisht vetëm. Kur vjen koha, rasti thua ‘fqinj, fqinj, fqinj‘. Atëherë jepi të drejtën që meriton fqinjësia. Mos hyni në rrugë të gabuara. Fatmirësisht ne vendimet tona i marrim vetë dhe i zbatojmë këto me aftësi. Tashmë ka një Turqi e cila mund të hyjë në çdo lloj përpjekjeje nëse është e nevojshme”, tha Erdoğan.

Më tej Erdoğan tha: “Siç e dini po bëhen përpjekje për formimin e një shteti terrorist. Ku? në Siri. Ndërsa në anën tjetër shikoni që përballë nesh qëndron Haftari në Libi dhe fatkeqësisht ka forcat e tij të armatosura, mercenarët Wagner që mbështeten nga qeveria e Abu Dabit. Bashkë me këto shikoni që pranë tyre është vazhdimisht Franca. Nuk dua të jap emra, por jam i detyruar sepse ai merret shumë me personalitetin tim. Ai thotë se ‘Kemi problem me Erdoğanin dhe jo me popullin turk‘. I nderuar Macron, t’i do të kesh edhe shumë probleme me mua personalisht. Këtë ta kam thënë shumë herë personalisht por nuk dëgjon. Të kam thënë që ‘shiko t’i nuk ke as njohuri për historinë‘. Ti nuk di as historinë e Francës. Fillimisht mos u merr me popullin turk, me Turqinë”.

“Historia e Afrikës është pothuajse historia e Francës. Jeni ju ata që vratë 1 milion njerëz në Algjeri. Jeni ju që vratë 800 mijë njerëz në Ruanda. Fillimisht duhet të mësosh se ju nuk mund të ja jepni mësime humanizmi. Këto unë ia kam thënë personalisht atij. ‘Shiko, t’i nuk ke njohuri për historinë. Fillimisht duhet të mësosh këto”, tha presidenti Erdoğan.