Erdogan: Ideja e një Megabanke Islamike mund të realizohet

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se ideja e një Megabanke Islamike mund të realizohet për të përmbushur nevojat e likuiditetit të institucioneve financiare Islamike dhe nevojat në rritje të financimit të infrastrukturës të gjeografisë myslimane në të njëjtën kohë.

Recep Tayyip Erdogan mori pjesë përmes lidhjes drejtpërdrejt në Samitin e 10-të të Organizatës D-8.
Erdogan theksoi se me këtë samit ata do t’i dorëzojnë presidencën e radhës Bangladeshit, e cila zgjatë gati 4 vjet.
“Organizata jonë, sekretariatin e së cilës e mirëpresim në Stamboll, ka vazhduar të forcohet në një çerek shekulli që nga themelimi i saj”, deklaroi Erdogan.

Erdogan nënvizoi se ata kanë tërhequr vëmendjen për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërkombëtar që nga dita e parë në luftën kundër llojit të ri të epidemisë së koronavirusit (Covid-19) që ka prekur botën gjatë vitit të fundit.
“Turqia me parimin që ‘askush nuk duhet të mbetet pas’ do të vë në shërbim në dobi të të gjithë njerëzimit vaksinën vendore, eksperimentet njerëzore të së cilës janë kryer”, bëri të ditur kreu i shtetit turk.

Erdogan deklaroi se Turqia ka përgatitur një dokument strategjik për lehtësimin e tregtisë midis vendeve të D-8 dhe e dërgoi atë në vendet përkatëse.
“Ne besojmë se ideja e një Megabanke Islamike e bazuar në një platformë online mund të bëhet për të përmbushur nevojat e likuiditetit të institucioneve financiare Islamike dhe nevojat në rritje të financimit të infrastrukturës të gjeografisë myslimane në të njëjtën kohë”, tha ai.

“Në mënyrë që të mbrojmë vendet tona nga rreziqet e lidhura me monedhën, është e domosdoshme që ne të përqendrohemi në tregtinë me monedhën vendase. Në këtë drejtim, unë e konsideroj të dobishme që banka e kleringut e D-8 të përshpejtojë punën e saj në këtë drejtim”, shtoi Erdogan.
Ai tha se ata gjithashtu duhet të përpiqen të mbrojnë refugjatët palestinezë, arakanezë, jemenasë dhe emigrantët sirianë që po luftojnë me persekutimin dhe varfërinë.