Erdogan i thotë se i kundërshton veprimet e Rusisë


Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i ka thënë homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky se Turqia kundërshton çdo vendim që synon integritetin territorial të Ukrainës, pasi Rusia i njohu dy rajone në Ukrainën lindore si të pavarura.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po shqyrtojnë sanksione kundër Rusisë.
Turqia, e cila ka një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi, në parim kundërshton sanksionet.
Në një telefonatë me Zelenskyn, Erdogan tha se e konsideronte vendimin e Rusisë të papranueshëm dhe bëri thirrje që “të përdoren të gjitha burimet e diplomacisë në arenën ndërkombëtare” për të zgjidhur krizën.