Erdogan hap spitalin gjigant në Stamboll

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, përuroi të hënën spitalin gjigant të qytetit në Stamboll, ndërsa vendi intensifikon luftën kundër shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19).

“Turqia, duke qëndruar në dy këmbët e veta, po tregon fuqinë e saj në një kohë kur organizatat ndërkombëtare po humbasin kuptimin e tyre”, shtoi ai.

Erdoğan gjithashtu tha se Turqia do të prodhojë 5,000 ventilatorë mjekësorë për të luftuar koronavirusin e ri deri në fund të majit.

“Ndërsa bota po përballet me vështirësi, Turqia ka kapërcyer me sukses pengesat për bërjen e ventilatorëve mjekësorë,” tha presidenti turk, duke folur në ceremoninë e hapjes së Spitalit të ri të qytetit në Başakşehir të Stambollit.

Duke folur gjithashtu në këtë ngjarje, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në objektin e ri të ndërtuar për të luftuar COVID-19, tha: “Ashtu si të gjitha spitalet e qytetit në Turqi, të gjitha shtretërit në Spitalin e qytetit në Başakşehir, 2.686 shtretër, kanë pajisje të kujdesit intensiv, dhe të gjitha mund të përdoren për kujdes intensiv kur është e nevojshme”.

Duke thënë se disa nga ventilatorët e testuar janë dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë të hënën, Mustafa Varank, ministër i teknologjisë dhe industrisë, shtoi: “Shpresojmë se 5,000 pajisje do të prodhohen deri në fund të majit”.

“Ndërsa pandemia e koronavirusit ua ka zbehur fuqinë shumë vendeve të zhvilluara, Turqia vazhdon të qëndrojë lartë”, theksoi ai.

Ventilatorët janë pothuajse të pamundur për t’u blerë, tha ai, duke shtuar: “Prandaj ne morëm masa që në fillimin e procesit për të prodhuar këto pajisje me përdorimin e mjeteve tona”.

Ndërmarrja turke e teknologjisë, BIOSYS, zhvilloi pajisjen, kurse pas goditjes së pandemisë, firmat turke u mobilizuan për të filluar prodhimin masiv të pajisjes, tha ai.

Ai shtoi se dhjetëra inxhinierë turq punuan shumë dhe arritën të menaxhojnë prodhimin në masë të ventilatorëve të parë vendorë të kujdesit intensiv në vetëm 14 ditë.
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Turqi ka arritur në 2.017 që nga e diela, me 86,306 raste të konfirmuara deri më sot.

Pas shfaqjes për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën, ku aktualisht më të goditura janë Evropa dhe SHBA.
Pandemia ka marrë afër 165.000 mijë jetë, me numrin e përgjithshëm të infeksioneve që tejkalojnë 2.39 milionë, ndërsa më shumë se 611.000 janë shëruar, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.