Erdogan: Ftoj të gjithë njerëzimin të ndërmarrë veprime për të ndaluar brutalitetin e paprecedentë në Gaza

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka ftuar “të gjithë njerëzimin që të ndërmarrë veprime për të ndaluar brutalitetin e paprecendentë në Gaza”.

Presidenti Erdoğan ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmit ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza.

“Goditja e spitalit ku ndodhen gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm është shembulli i fundit i sulmeve të Izraelit pa vlera themelore njerëzore. Ftoj të gjithë njerëzimin të ndërmarrë veprime për të ndaluar brutalitetin e paprecedentë në Gaza”, shkroi Erdoğan.

Mbi 500 persona kanë humbur jetën në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza.