Erdogan bën thirrje për një embargo armësh ndaj Izraelit

Një embargo armësh e OKB-së ndaj Izraelit do të ishte një zgjidhje efektive për t’i dhënë fund agresionit izraelit,” ka thënë presidenti turk.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kërkoi sot nga Kombet e Bashkuara të vendosin një embargo armësh ndaj Izraelit, një “zgjidhje efektive” për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, tha presidenti turk.

Këto deklarata Erdogan i bëri në një deklaratë të dhënë pas një takimi disa orësh në Stamboll me ministrat e jashtëm të Rusisë, Iranit, Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Sipas njoftimit zyrtar, “Izraeli kërkon provokime për të zgjeruar konfliktet në rajon. Një embargo armësh e Kombeve të Bashkuara ndaj Izraelit do të ishte një zgjidhje efektive për t’i dhënë fund agresionit izraelit.”

Me të njëjtin ton, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan të martën shprehimisht ka deklaruar: Koha e diplomacisë ka “mbaruar”, duke bërë thirrje për lëvizje drejt vendosjes së “sanksioneve” kundër Izraelit.

“Nuk na mbetet asgjë për të thënë diplomatikisht, politikisht…e kemi mbaruar. Ne kemi nevojë për mjete të tjera”, tha Fidan në një konferencë mbi “të ardhmen e Palestinës” të mbajtur në Ankara.

Presidenti turk vlerësoi gjithashtu “paqen e qëndrueshme” në Kaukaz, pas takimit të Fidanit me katër homologët e tij, rusin Sergej Lavrov, iranian Abbas Aragchi, armen Ararat Mirzoyan dhe azerin Zeihun Bairamov.

Nuk u dhanë detaje për përmbajtjen e diskutimeve.

Kohët e fundit janë ngritur tensione midis Moskës dhe Teheranit për “Korridorin Zangezur”, një projekt që Azerbajxhani po ecën përpara me Turqinë për të ndërtuar një korridor në kufirin midis Armenisë, e cila e ka pranuar projektin, dhe Iranit, kundër dëshirës së Teheranit.