Erdogan: Ar*miqtë e Islamit dhe muslimanëve në disa vende janë edhe presidentë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të mërkurën se ar*miqësia ndaj Islamit dhe muslimanëve është bërë një politikë e mbrojtur nga presidentët e disa vendeve evropiane.
“Muslimanët po përballen me të njëjtën fushatë linçimi dhe urr*ejtjeje që u krye në Evropë kundër hebrenjve në prag të Lu*ftës së Dytë Botërore,” tha ai.

Presidenti turk tha se të drejtat dhe liritë e miliona muslimanëve në Evropë nuk mund t’i lihen vullnetit të politikanëve të paaftë.
“Në platformat ndërkombëtare dhe brenda kornizës së ligjit dhe demokracisë, ne duhet të luftojmë kundër racizmit kulturor, i cili ka përmbytur Perëndimin si një murtajë. Bashkimi i forcave tona është rruga për atë lu*ftë, pa asnjë dyshim,” tha Erdogan.

Ai tha se pandemia COVID-19 kujtoi se njerëzimi ka të njëjtin fat dhe se “ne të gjithë jemi në të njëjtën anije, pavarësisht nga feja, gjuha apo kombi”. Ai mbajti një fjalim hyrës nga Pallati Presidencial në fillim të sesionit të 36-të të Komitetit të Përhershëm të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (COMCEC).
“Eshtë e nevojshme të vihen në dispozicion të gjitha burimet në mënyrë që të zbuten pasojat negative të pandemisë COVID-19 në ekonomi, prodhim dhe vazhdimësi të kërkesës së tregut”, tha Erdogan. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në sesionin online të COMCEC, ai tha se është e nevojshme të aktivizohen subvencionet dhe lehtësimet në tregtinë ndërkombëtare, në mënyrë që të shmangen pasojat katastrofike të pandemisë.

Ai beson se sistemi aktual ekonomik global, i cili bazohet në normat e interesit, do të zëvendësohet në të ardhmen nga pjesëmarrja bazuar në ndarjen e riskut. “Ne kemi nevojë për të shpejtuar proceset për përdorimin e monedhave të vendit në tregti, në mënyrë që të heqim presionet që vuajnë ekonomia dhe tregtia jonë përmes kursit të këmbimit,” tha ai. Erdogan theksoi se uniteti dhe bashkëpunimi efektiv i anëtarëve të COMCEC janë çelësi i suksesit në të gjitha fushat, përfshirë luftën për çështjen palestineze.