Erdogan: “Aksidenti i autobusit nga Maqedonia më pikëlloi thellë mua dhe popullin turk“

Presidenti Erdogan mesazh ngushëllimi pas aksidentit tragjik të autobusit nga Maqedonia e Veriut

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka shprehur ngushëllimet e tij pas aksidentit tragjik në Bullgari të autobusit nga Maqedonia e Veriut, në të cilin jetën humbën 46 udhëtarë dhe shtatë të tjerë u lënduan.

“Ndjeva dhimbje të thellë për aksidentin e dhimbshëm të cilin e pësuan në Bullgari vëllezërit dhe motrat tona nga Maqedonia e Veriut, të cilët po udhëtonin nga Stambolli në Shkup”.

“Lus Allahun t’i mëshirojë vëllezërit dhe motrat tona që humbën jetën në këtë aksident të dhimbshëm i cili na pikëlloi thellë mua dhe popullin turk, si dhe t’u japë durim familjeve të viktimave”.
Erdogan po ashtu ka shprehur ngushëllimet e tij për qeverinë dhe popullin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.