ErdhiDita për shkarkime, këta janë zyrtarët që e pësuan nga Albin Kurti


Kryeministri Albin Kurti, ka marrë sot një sur vendimesh ku ka shkarkuar zyrtarët shtetërorë, të cilët kanë qenë pjesë e ministrive të ndryshme në vend.

Sekretarët e disa ministrive të Republikës së Kosovës, pësuan nga ky vendim.

Sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme Fitim Sadiku, sekretari i ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica, sekretari i Teknologjisë dhe Inovacionit Hajriz Koci, sekretari i ministrisë së Financave dhe Transfereve Naim Baftiu, sekretari i ministrisë së Administratës Publike Arton Berisha dhe sekretarja e ministrisë së Investimeve Strategjike Shyhrete Gosalci, janë zyrtarët të cilët janë shkarkuar sot nga kryeministri Albin Kurti.

Kjo u bë gjatë mbledhjes së Qeverisë, ku në kuadër të shkarkimit hyjnë ministritë e prekura nga riorganizim dhe kalojnë në listën tepricë sipas legjislacionit në fuqi.

Përveç të tjerëve ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka propozuar Izedin Bytyqin për sekretar të Përgjithshëm të MI-së.

Qeveria vendosi që Bytyqi, i cili ka qenë sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, të bëhet sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës.