Ditën e djeshme një ngjarje e shë*mtuar u regjistrua në kryeqytetin e Kosovës pasi një burrë sul*moi ba*rbarisht 3 vajza. Video e kapur në rrugët e Prishtinës u bë menjëherë virale dhe pas ngjarjes foli për mediat një nga vajzat që u sul*mua.
Gjithçka ndodhi mes një klienti dhe 3 vajzave që punonin në një qendër masazhi, të treja vajza nga Shqipëria.
Sipas dëshmisë së vajzave, klienti ka kërkuar më shumë se masazh, por pas refuzimit ai i ka kërc*ënuar.
“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, he*tuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policisë”, kanë thënë zyrtar nga policia.