Erdhi nga Zvicra për pushime në Kosovë, vr*et gruan dhe djemt

Në Pozharan të Vitisë dyshohet se babai ka vr*arë dy djemtë e tij, gruan dhe më pas veten. Dorasi kishte ardhur për pushime nga Zvicra në Kosovë.
Një vr*asje ka ndodhur sonte në Pozharan të Vitisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Informata e para qëndrojnë se një vr*asje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Gjilanit. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin. Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hashani.

Vr*asja është kryer nga babai, ku dyshohet se ai ka vr*arë dy djemtë e tij, gruan dhe më pas veten.
Sipas të njëjta burimeve, dorasi kishte ardhur nga diaspora saktësisht nga Zvicra, për pushime në Kosovë.