Visart Cengu, është 31 vjeçari i cili u vra me armë zjarri në Prizren.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, i riu jetonte në Francë ndërsa ishte kthyer në vendlindje për të festuar vitin e ri.Autori i vrasjes dyshohet të jetë pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe si ‘Kobra’.
Policia e Prizrenit, ka konfirmuar se i njëjti është shoqëruar në polici lidhur me rastin.
Konflikti dyshohet se nisi për motive të dobëta në një lokal, ku tre të rinjtë nga Kukësi janë konfliktuar me Hoxhajn me grushte dhe sende te forta. Pasi janë konfliktuar, ata janë nisur drejt Kukësit me një mjet që drejtohej nga A.B.
Policia dyshon se drejt tyre ka qëlluar pronari i lokalit të natës teksa ata po largoheshin me automjet në drejtim të Kukësit.
Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit.
Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.
Sipas informacioneve të para 31-vjeçari vdiq rrugës për në spital, teksa i plagosuri po qëndron nën kujdesin e mjekëve.
Hoxhaj i njohur si Kobra është person që është përballur disa herë me drejtësinë.
Historia e tij nis qysh në vitin 2004 kur kishte marrë pjesë në “trazirat e Marsit”. Nuk ishte dënuar. Më pas, si biznesmen kishte shkelur ligjin mbi 150 herë. Ishte arrestuar e liruar disa herë. Së fundmi qëndroi 20 muaj në burg