“Erdhe si engjëll, e ike si engjëll”, lokali në Suedi ku punonte Liridona del me një njoftim të ri për fondet, zgjedh fjalët më të mira për të

Lokali suedez ku kishte punuar e ndjera Liridona Ademaj, ka njoftuar se është mbyllur afati për mbledhjen e fondeve – mjetet e grumbulluara do t’i dorëzohen familjes.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor në Prishtinë, i dyshuari kryesor për vrasjen e saj është Naim Murseli, bashëshorti i saj që tashmë është në paraburgim teksa hetimet po vazhdojnë.

Por dhimbjen për Liridona Ademajn e ka përshkruar kompania ku ajo kishte punuar.

Përmes një postimi në Facebook, “Lejas Café”, ka publikuar një fotografi të Liridona Ademaj teksa shënonte ditëlindjen e 30’t – që për të ishte e fundit.

Për ta nderuar familjen e saj, lokali në fjalë nisi të mblidhte fonde dhe i ka falënderuar ata që dhuruan.

”Edhe një herë, duam të ju falënderojmë shumë të gjithëve për angazhimin tuaj të madh dhe të gjitha fjalët, veprat dhe mendimet e bukura që keni kontribuar. Mbledhja e fondeve për familjen e Liridonës është mbyllur me këtë rast dhe do t’i kalojmë së shpejti”, thuhet në njoftim.

Pos kësaj ky lokal ka përshkruar Liridona Ademajt me epitete të larta si “zemër e artë”, “yll në punë”, dhe si një grua e buzëqeshur.

“Do të kujtojmë gjithmonë me buzëqeshjen më të madhe. Aty ku gjithmonë ke qëndruar pozitive dhe keni marrë klientë. Ti kishe një zemër të artë. Ishe miqësore dhe e dobishme. Ishe bujare dhe gazmore. Ti ishe një yll në punë. Ti ishe një model se si duhet të jetë një punonjës në Lejas. Erdhe si engjëll dhe ike si engjëll. Shpirti yt pushoftë mes yjeve më të ndritshëm të parajsës. Ishe e dashur dhe do të na mungosh përgjithmonë. Mirupafshim Lilly jonë më e bukur”, thuhet në përshkrim.