Erdha nga Zvicra, këtë vajzë e pashë rrugëve të Tetovës dhe jo vetëm…

Nga A.B. për Pa Censurë

Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita

Duke kaluar dje rastësisht nga qendra tregtare në Tetovë, edhe pse shpejtoja për tu kthyer në shtrëpi, një buzeqeshje e ëmbël e njomë më ndali në vend!!!!!
Ishte Samija 6 v. që po kërkonte lëmoshë së bashku me të ëmën.

Përnjëherit m‘u kujtua poezia e Migjenit.
U mahnita mga bukuria dhe ëmbëlsia e Samijës e cila të tërhiqte me bukurin e saj.

Pyetja ime e par ishte, se a kishte uri. Po, tha, duke më treguar vetëm me mimikë.
E mora për dore dhe shkuam së pari të shuajmë urin dhe etjen…..

Samija nuk është e vetme që kerkon lëmoshë në rrugët e Tetovës:-)
Numri shtohet cdo vit gjith e më shumë.
Andaj nuk e pash të arsyeshme që kryetarja e komunës kishte lodh paksa trurin për ta argëtuar vetëm ata që kanë buk në sofer, apo më mir të them, ato që vinë për të kaluar pushimet te familjarët dhe pas disa javesh kthehen prej aty ku kan ardhur, duke thënë,“O Zot, shyqyr që do kthehemi prap në Zvicer, Angli, Gjermani…..nga aty ku funksionon komuna, komunikationi, ku rruget janë si duhet të jenë, e semaforët janë funksional……………..

Ku qent e macat kan vendin e vet, e nuk rreshtohen së bashku me Publikun e Elvana Gjatës për të pritur mdonjë kafshat bukë, se mos po i bje njeri nga dora….

Dje u argëtuan vetem ata që nuk mendonin për të nesërmen se cfar do të hanë, ndërsa Samija e të tjerët si Samija u kthyen në shtëpi duke menduar se si do ta kalojnë natën ndër rrëmujat e shtëpisë së lënur në harresë?