Era rrëzon minaren e një xhamie në Reçak

Minarja e një xhamie në Reçak të Komunës së Shtimes është shembur sot nga reshjet e shumta të shiut.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini, i cili tha se nuk ka pasur të lënduar dhe se me ngjarjen po merren zjarrfikësit.

“Prej të reshurave të shiut dhe stuhisë është shemb një pjesë e minares së xhamisë në fshatin Reçak. Nuk ka lëndime në njerëz dhe shtabi emergjent i komunës është njoftuar, të cilët i kanë angazhuar zjarrfikësit për të sanuar problemin e përkohshëm, për mos me qenë rrezik për banorët”, tha Hajdini.