Era Istrefi mjaft provokuese në xhirimet e klipit të ri në Xhamajka


Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, këto ditë ka udhëtuar për në Xhamajka.

Ajo ka shkuar atje për të kryer xhirimet e klipit të saj më të ri “Prisoner”, i cili pritet të publikohet së shpejti.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi, ku ka treguar një nga skenat e klipit të saj të ri.

Era duket se do të vijë mjaft atraktive dhe provokuese, e veshur në të zeza, teksa vë në pah format trupore.

“Nuk marr asnjë të burgosur”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar kështu faktit se kënga e saj e re flet për një “të burgosur” në dashuri.

Këngëtarja shqiptare është një ndër emrat më të përfolur të momentit, kjo pasi ajo është edhe interpretuese e himnit të Kampionatit Botëror 2018.

“Live it up” titullohet kënga në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam, këngë kjo e cila do të shoqërojë çdo ndeshje të Kampionatit Botëror.

Është bërë gjithashtu e ditur se Era do të bëjë hapen solemne në natën finale të Botërorit.