PDSH zyrtarizon kandidaturën e Z. Medin Nazifi për kreun e Komunës së Zhelinës (FOTO)


Sonte, më 4 korrik, u mbajt Kuvendi i Degës së Partisë Demokratike Shqiptare në Zhelinë ku u zyrtarizua kandidatura e z.Medin Nazifi për kreun e Komunës së Zhelinës. Në këtë kuvend u zgjodh edhe kryetari si dhe kryesia e degës së PDSH-së Zhelinë, ku për kryetar u rizgjodh z. Visar Bakiu.

Në kuvend ishte prezent edhe kryetari i partisë z. Menduh Thaçi duke iu drejtuar kuvendit me një fjalim rasti.